Atletico nis sulmin për Emerson Royal

Atletico nis sulmin për Emerson Royal

  Emerson Royal e ka nisur keq eksperiencën tek Tottenham Hotspuri dhe shumë shpejt i është vënë gishti nga Antonio Conte. 

Situata nuk është edhe aq dramatike për brazilianin sepse shumë shpejt kanë ardhur lajmet nga Spanja sepse Atletico Madridi kërkon shërbimet e anësorit.

Interesi i ‘’ Los Colchoneros ‘’ është një takim me të kaluarën për 23 vjeçarin i cili shkëlqeu tek Real Betisi e më pas pati shansin të tregojë veten tek Barcelona dhe gjatë një interviste për ‘ Radio Catalunya ‘ është shprehur i kënaqur për interesin e kryeqytetasve tek të cilët aktivizohen disa nga shokët e tij .

 La Liga vijon të ketë një vend të veçantë në zemrën e Emerson Royal i cili nuk e ka shmangur asnjëherë mundesinë e kalimit tek ‘’ Los Rojiblancos ‘’ sepse janë një ekip që meritojnë respekt maksimal për vijimësinë ndër vite gjatë të cilave ka ruajtur ekuilibrat falë punës së palodhshme të Diego Simeones që e ka ndryshuar historinë e kryeqytetasve .

Tottenhami shpenzoi 25 milionë euro për transferimin e ishi-t të Atletico Mineiros dhe drejtuesit e ‘’ The Spursave ‘’ nuk mendojnë t’ia hapin derën e largimit nga ‘’ White Hart Lane ‘’ për një shifër më inferiore sepse normalisht s’duan të dalin të humbur në lidhje me një lojtar tejet premtues. 

Gjithsesi spanjollët s’do të dorëhiqen për Emerson Royal dhe do të tentojnë reduktimin e kësaj shifre sepse medoemos iu nevojitet përforcimi i krahëve me këtë lojtar që e njeh shumë mirë La Ligan dhe per të do të ishte eksperienca e tretë pas ‘’ Los Verdiblancos ‘’ dhe ‘’ Los Cules ‘’ .

Rënia në këtë sezon e ka shqetësuar trainerin argjentinas dhe kërkon të përmirësohet për të mos u shkëputur kaq shpejt me trofetë sepse të fitosh një kampionat si ai i kaluari është një sfidë më vete gjatë të cilës Diego Simeone tregoi aftësitë.

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy