Alphonso Davies, drejt largimit nga Bayern Muncheni

Alphonso Davies, drejt largimit nga Bayern Muncheni

E ardhmja e Alphonso Davies në Mynih është vënë seriozisht në dyshim kohët e fundit.

Kanadezi tashmë nuk është i padiskutueshëm në 11-shen e Vincent Kompany, fakt i cili mund të shoqërohet me largimin e tij nga ‘’ Allianz Arena ‘’ në fundin e sezonit. 

25 vjeçari sigurisht konsiderohet një lojtar i cili bën diferencën, ndër më të shpejtit në kontinentin e vjetër. 

Mirëpo, dëmtimet i kanë shkaktuar jo pak probleme në kohët e fundit dhe tek ish rekordmenët e Bundesligës diçka e tillë nuk tolerohet. 

Këmbanat e alarmit kanë nisur të bien dhe krerët nga Mynihu kanë përcaktuar rreth 60 milionë euro për largimin e tij. 

Kjo shifër konsiderohet llogjike në sajë të kontributit të dhënë nga ishi i Vancouver Whitecaps, për të cilin disa ekipe në Premier League kanë shfaqur interes.

 Tek ky kampionat njihen për ofertat tunduese, sidomos kur bëhet fjalë për ekipet e rëndësishëm. 

Për më tepër karakteristikat e Alphonso Davies janë të duhurat duke marrë parasysh lojën që zhvillohet në Angli i cili mund ta rigjejë vetveten. 

Pritet një periudhë transferimesh me shumë emocione por si duket eksperienca prej tetë sezonesh në Mynih do të përfundojë shumë shpejt. 

19 sfida, 1 gol dhe 3 asiste numëron lojtari i lindur në Ganë, ndër më të rrezikshmit pa diskutim në metrat e fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy