
Aston Martin nuk ka humbur kohë për të gjetur zëvendësuesin e Sebasttian Vettel, me këtë të fundit që të enjten njoftoi se do të tërhiqet nga Formula 1.
Vendin e gjermanit, do e marrë piloti i njohur spanjoll, Fernando Alonso, i cili është pjesë e Alpine, por nga viti i ardhshëm do të drejtojë makinën e Aston Martin.
Palët kanë nënshkruar marrëveshjen, e cila është e vlefshme për vitin 2023. Alonso njihet për përvojën e tij të madhe, teka në Formula 1, ka fituar edhe dy kampionate botërore.
Vlen të përmendet, se piloti 41-vjeçar në 2019, mori një pushim të gjatë dhe iu rikthye garave në 2021, me makinën e Alpine.



