Johnny Cardoso, afër Atletico Madridit

Johnny Cardoso, afër Atletico Madridit

Në orët e fundit drejtuesit e Atletico Madridit kanë bërë një tjetër goditje në merkaton e verës.

Flitet se Johnny Cardoso do të veshë bluzën e ‘’ Los Rojiblancos ‘’ për afro 25 milionë euro.

Mesfushori ishte një ndër më të spikaturit e Real Betisit gjatë dy sezoneve, për të cilin presidenti Enrique Cerezo do të investojë 25 milionë euro.

Traineri i kryeqytetasve Diego Simeone në bashkpunim me stafin po japin maksimumin për ti dërguar përsëri drejt sukseseve, të cilat mungojnë prej kohësh. 

Mesfushori 22 vjeçar ka bërë paraqitje shumë të mira, madje duke e rritur nivelin në çdo sfidë, të mjaftueshme për të tërhqeur vëmëndjen e ‘’ El Cholos ‘’. 

Besohet se në ditët e ardhshme marrëveshja do të zyrtarizohet dhe për Johhny Cardoson do të jetë sigurisht fillimi i një eksperience ndryshe, duke qenë se do të jetë pjesë e një ndër pretendentëve më të ashpër të La Ligas dhe një rival tejet i sikletshëm gjithashtu edhe në kompeticionet europiane. 

Vlen për tu shtuar se në sezonin e lënë pas nxënësi i Manuel Pellegrinit i ndihmoi andaluzët për tu renditur në vendin e gjashtë në Primera Division, të cilët arritën edhe deri në finalen e Conference Leagues, të humbur fatkeqësisht kundër Chelseat.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy