
Alternativat për ofensivën e Barcelonës sa vinë e shtohen me kalimin e kohës dhe këtë rradhë drejtuesit kanë treguar interes për Alvaro Moratan.
Madrileni gjithmonë është karakterizuar për fitimin e dueleve në të shumtat e rasteve dhe zgjuarsinë për të përfituar nga gabimet e kundërshtarëve , cilësi të cilat vijojnë ti garantojnë pretendentë cilësorë.
Ishi i Real Madridit momentalisht numëron 11 gola me Atletico Madridin dhe sipas prestigjozes ‘ Marca ‘ Xavi Hernandez e konsideron lojtarin e duhur për metrat e fundit .
Transferimi i Memphis Depay në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ konsiderohet një kërcënim për 30 vjeçarin , i cili po lufton me hollandezin për të fituar një vend titullari në skemat e Cholo Simeones.
Mirëpo kryeqytetasit sigurisht vijojnë të mendojnë se rroga e ishi-t të Chelseat është paksa e ekzagjeruar dhe drejtuesit do të tentojnë transferimin e një tjetër lojtari në verë, me një vlerë më të përballueshme.
Në të kaluarën ‘’ Blaugranët ‘’ vendosën për Pierre Emerick Aubameyang por paraqitjet e Alvaro Moratas e kanë rikthyer vëmëndjen e kuq e bluve, të cilët e kanë përfshirë në listën e transferimeve gjatë merkatos së 2024-tës .



