
Pas një muaji spektakli dhe emociones, sot do të jetë finalaja e madhe e eventit më të rëndësishëm futbollistik siç është Kupa e Botës. Franca dhe Kroacia do të jenë dy finalistet që do të masin forcat me njëra tjetrën në stadiumin “Luzhniki” të Moskës ku synimi i vetëm do të jetë ngritja lart e Kupës së Botës.
Një duel që do të ketë vëmëndjen e gjithë sportdashësve dhe orari do të jetë i përshtatshëm për tu ndjekur në të Botën që është ora 17:00.
“Gjelat” e drejtuar nga trajneri Didier Deshamp futen në këtë finale me statusin e favortit kryesor pasi sfidat që kanë zhvilluar deri më tani kane qenë fantastike. Objektivi i Francës do të jetë vendosja e yllit të dytë në fanellën e tyre që mungon që nga viti 1998 dhe tashmë është momenti i duhur për të marrë trofeun e dytë.
Forma e mirë e lojtarëve, fryma pozitive në grup dhe sulmi vrastar janë pika më e forta tek Francezët që sot do të kërkojnë që ti ndërpresin ëndrrën Kombëtares Kroate e cila i ka mahnitur të gjithë me performacën e saj në këtë Botëror.
Kroatët e bën historinë e tyre në këtë Botëror pasi për herë të parë ata kualifikohen në një finale dhe janë një hap larg triumfit për të fituar Kupën e Botës.
Ekipi i Zlejko Dalic pikën më të fortë nga mesfushën ku Modric dhe Raktic do të jenë udhëheqësit që do të marrin për dore lojën e skuadrës së tyre ku do të synojnë që të shkruajnë historinë.
Franca dhe Kroacia janë përballur pesë herë më parë, me Francën që ka fituar 3 ndeshje (në 1998, 1999 dhe 2000) ndërkohë që dy ndeshjet e tjera kanë përfunduar barazim në vitet 2004 dhe 2011.



