Sot në 1/8 e Euro 2020: Kroaci-Spanjë dhe Francë-Zvicër

Sot në 1/8 e Euro 2020: Kroaci-Spanjë dhe Francë-Zvicër

Sot, do të mësohet edhe një 25 përqindëshi i ndeshjeve çerekfinale, na pret një tjetër ditë magjike në EURO 2020.

Fillimisht, në orën 18:00, Kopenhaga organizon një ndeshje të madhe. Kroacia dhe Spanja përballen në shtëpinë e Danimarkës, shtetit të parë që siguroi kualifikimin tutje.

Kroacia, e cila u kualifikua si e dyta e grupit D, përballet me Spanjën, që u kualifikua si e dyta e grupit E.

Këto dy skuadra janë përballur edhe në EURO 2016, me Kroacinë që fitoi atë takim 2-1.

Në Europianin e fundit, të dy këto shtete u eliminuan pikërisht në këtë raund.

Ndeshja tjetër zhvillohet në orën 21:00, mes Francës dhe Zvicrës.

Edhe ky është një duel ripërsëritje e EURO 2016. Atëherë Franca dhe Zvicra takoheshin në fazën e grupeve, dhe ndeshja përfundonte me rezultat 0-0.

Dy fituesit e këtyre ndeshjeve, do të takohen në mes vete më 2 korrik, në çerekfinalen e Shën Petersburgut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy