
Përforcimi i krahut të djathtë të mbrojtjes vijon të jetë një ndër prioritetet e drejtuesve të Atletico Madridit referuar sezonit vijues.
Këtë herë objektivi i Diego Simeones është Denzel Dumfries, i cili ka rikonfirmuar në çdo sfidë cilësitë e tij.
Hollandezi prej pesë sezonesh është pjesë e Interit dhe ka mundur të avancojë ashtu siç duhet duke i përmbushur pritshmëritë.
‘’ Los Rojiblancos ‘’ s’do ta kenë të lehtë ta transferojnë në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ duke qenë se është shumë i rëndësishëm në 11-shen e trainerit Cristian Chivu.
Përveç spanjollëve edhe Liverpooli e konsideron pjesë të së ardhmes ishi-n e Psv Eindhovenit i cili spikat për shpejtësinë dhe inkursionet drejt kundrasulmeve.
Mirëpo kontrata e 29 vjeçarit me italianët përfundon në 2028-tën dhe pritet një reagim nga drejtuesit e tyre në vijimësi.
Tek Denzel Dumfries vihet re kapaciteti për të bërë diferencën, si në ofensivë ashtu edhe në prapavijë dhe gjithashtu është një lojtar tejet rezistent.
Vendimi i takon anësorit nga Roterdami, i padiskutueshëm edhe tek kombëtarja e ‘’ Tulipanëve ‘’.
Në sezonin aktual numëron 2 gola në 8 sfida në të cilat pa dyshim ka spikatur.



