
Luciano Spalletti ka nisur menjëherë nga puna te kombëtarja e Italisë, atje ku do të pasojë të larguarin Roberton Mancini.
Ish-trajneri i Napolit, e ka nisur menjëherë me ndryshime. Spalletti do të ketë stafin e tij dhe ata të mëparshmit do të largohen.
Rasti më i çuditshëm është për ish-mbrojtësin e Juventusit, Andrea Barzagli, të cilit i duhet të largohet pas vetëm 20 ditësh, pa debutuar me kombëtaren.
Më 4 gusht, Barzagli u emërua specialist për mbrojtjen, për shkak të përvojës së madhe, por me largimin e Mancinit, tashmë do të largohet edhe ai.



