Stoka: Tirana ikën nga Kupa, duan titullin kampion

Stoka: Tirana ikën nga Kupa, duan titullin kampion

I ftuar në emisionin “SportZone” në MCN TV, opinionisti sportiv, Dritan Stoka u shpreh se sipas informacioneve që ai ka, te Tirana kanë vendosur të largohen nga Kupa, për ta pasur të gjithë vëmendjen në kampionat. Më tej ai foli edhe për Kombëtaren, ku arritjen në eliminatore e quan si dështim. 

“Partizani tani nuk ndalet më. Tirana i ka vënë qëllim vetes kampionatin. Del nga Kupa sipas burimeve të mia. Dinamo ka shumë tifozë dhe nuk e di pse nuk vijnë në stadium. Kush humb derbin me Tiranën, gjithmonë është shkarkuar trajneri, por kjo nuk ndodhi me Dajën. Është nga më të mirët e kampionatit shqiptar. 

Me Kombëtaren, e quaj gotën gjysmë të mbushur. Unë e quaj dështim arritjen. Për mua Reja duhet të ikë. Nuk mund të jetë trajner i Kombëtares, një inatçor. Në Kombëtare ka klane, e kam thënë para 3 muajsh. Hysaj ka qenë më i dobëti në këto eliminatore. Manaj është shumë më i mirë se Seferi, ky i fundit u mor me mik në Kombëtare.”, u shpreh Stoka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy