Achraf Hakimi, mendon largimin nga Paris St Germain

Achraf Hakimi, mendon largimin nga Paris St Germain

Largimi i Kylian Mbappes sigurisht ka shkaktuar një impakt të madh tek Paris St Germain.

Flitej prej shumë vitesh se një ditë ishi i Monacos do ta vishte bluzën e Real Madridit dhe insistimi i Florentino Perezit i ka dhënë efektet.

Tashmë ka filluar të përflitet se edhe të tjerë komponentë mund ti thonë lamtumirë ‘’ Parque de Princes ‘’, ndër të cilët është edhe Achraf Hakimi.

 

Drupal Ad

 

 

 

Marokeni ka edhe dy vite kontratë me fituesit në fuqi të Ligue 1 por si duket do të ndjekë hapat e ish kampionit të botës me kombëtaren ‘’ Trikolor ‘’.

Sipas ‘ Mundodeportivos ‘, drejtuesit e ‘’ Galaktikëve ‘’ synojnë rikthimin e mbrojtësit në mitikun ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, një ekip i cili me Kylian Mbappen do të jetë sigurisht edhe më i frikshëm në të ardhmen.

Duke patur parasysh potencialin e numrit një të ‘’ Los Blancos ‘’, francezët kanë reaguar menjëherë dhe kanë filluar tratativat për të siguruar qëndrimin e 25 vjeçarit të shoqëruar me një kontratë afro 10 milionë euro në sezon.

Në të kaluarën Achraf Hakimi zhvilloi vetëm një sezon me ekipin e parë të ‘’ Los Merengues ‘’, i cili ndoshta mund ta shtojë cilësinë në prapavijë gjatë merkatos së verës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy