Taktika e City-t për transferimin e Kane

Taktika e City-t për transferimin e Kane

 Sulmuesi Harry Kane është afër shëndërrimit të një prej lëvizjeve më bombastike  të merkatos . Anglezi e deklaruar  prej kohësh se dëshiron të rritet në aspektin kolektiv dhe të fitojë trofe , dëshirë që deri më tani Tottenham Hotspuri nuk ja ka plotësuar  . Duket se kupa për yllin e kryeqytetasve është mbushur dhe Manchester City është gati ti ofrojë një shumë tunduese presidentit Daniel Levy për ta larguar nga ‘’ White Hart Lane ‘’.   Analizat e shumta të ‘’ The Citiziens ‘’ që kërkojnë ta kenë pjesë të tyre 27 vjeçarin i kanë dhënë për të kuptuar se duhet të përfshijnë lojtarë me peshë për të bindur ‘’ Gjelat e Londrës ‘’  .

Sipas TalkSport  bardhekaltërit janë të gatshëm të hapin thesin duke ofruar  100 milionë sterlina, operacion në të cilin mendojnë të përfshijnë një ndër  Gabriel Jesus , Riyad Mahrez , Raheem Sterling apo Bernardo Silvan . Finalja  e humbur kundër Chelseat  vijon ti dalë në ëndërr Pep Guardiolas  të cilit i nevojiten prurje cilësore për të mos gabuar më në këtë fazë determinante të Uefa Champions Leagues . 

Pikërisht reparti sulmues vijon ti krijojë dhimbje të shpeshta koke spanjollit dhe merkatoja verore konsiderohet si shpëtimi i vetëm për Manchester City-n . 

  ‘’ Uragani ‘’ e finalizoi sezonin me 33 gola  dhe 16 asiste në 49 ndeshje , statistika që e kanë impresionuar këtë trainer që kërkon të shtojë trofetë në vitrinën e gjigandëve të Premier Leagues .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy