Nathan Ake, rinovon me Manchester City-n

Nathan Ake, rinovon me Manchester City-n

Së fundmi Manchester City ka arritur akordin e rinovimit të kontratës me Nathan Ake, një ndër më të rëndësishmit e Pep Guardiolas në prapavijë. Hollandezi do të vijojë në ‘’ Etihad “ deri në 2027-tën , i cili ka spikatur për përshtatjen në disa pozicione . Në lidhje me këtë arritje mbrojtësi ka deklaruar : “ Jam shumë i lumtur. Manchester City është skuadra më e mirë e botës dhe të gjithë komponentët japin maksimumin për të vijuar rrugën drejt suksesit . Besoj se këtu do ti arrij objektivat në të ardhmen ‘’, shtoi 28 vjeçari. Gjatë intervistës , Nathan Ake përmendi edhe teknikun Pep Guardiola: “ Eshtë traineri më i mirë në botë . Më ka ndihmuar shumë në progresin tim dhe pa dyshim është një privilegj të jesh nën urdhërat e tij ‘’ , përfundoi ishi i Bournemuth. Në sezonin e kaluar ‘’ The Citiziens ‘’ e shkruajtën për të parën herë emrin në librin e fitueve të Champions Leagues , trofe që pretendohej prej shumë vitesh dhe pa dyshim aktualisht janë një ndër ekipet më të mirë të botës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy