
Përpjekjet e vazhdueshme të Real Madridit për të transferuar Alphonso Davies në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ parashikohet se do të vështirësohen pasi Chelsea ka ndezur motorrët për anësorin.
‘’ Blutë e Londrës ‘’, të lideruar nga Todd Boehly natyrisht konsiderohen një kërcënim për spanjollët, i cili është i gatshëm të ofrojë 200 milionë euro për kanadezin.
Kjo shifër bombastike mund ta ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve gjatë merkatos së verës, për një ndër lojtarët më të mirë në botë në krahun e majte të mbrojtjes.
Për sa i përket Real Madridit, traineri Carlo Ancelotti edhe pse po bën një punë të shkëlqyer, ka në dispozicion vetëm Ferland Mendy-n dhe Fran Garcian dhe prioritet për të është kalimi i Alphonso Davies në kryeqytetin spanjoll.
Të besuarit e Mauricio Pochettinos momentalisht janë në vendnumëro në lidhje me performancat në Premier League, të cilët në pak ditë do të zhvillojnë finalen e Kupës së Ligës kundër Liverpoolit.
Ndërsa për 23 vjeçarin fjalët janë të tepërta, i cili po impresionon në çdo ndeshje me Bayern Munchen, i favorizuar nga teknika dhe sidomos shpejtësia, komponentë që e ndihmojnë në dyluftimet me rivalët.



