Ndryshohet kryesia, Gjilani bëhet me president të ri

Ndryshohet kryesia, Gjilani bëhet me president të ri

Klubi nga Kosova, Gjilani, ka zyrtarizuar ndryshimet në kryesinë e klubit. Klubi është bërë me aksionarë të rinj, ndërsa president do të jetë Afrim Veliu.

Pjesë e bordit drejtues do të jenë edhe Fatlum Pireva, Qëndrim Demiri, Valmir Emini dhe Shaban Bajrami.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Gjilani konfirmon ndryshimet në kryesinë e klubit, duke bërë të ditur që tashmë klubi kalon në duart e grupit të aksionarëve të rinj me përfaqësues Afrim Veliun, i cili do të mbajë edhe postin e presidentit.

Pjesë e bordit të klubit do të jenë aksionarët e tjerë, Fatlum Pireva, Qëndrim Demiri, Valmir Emini dhe Shaban Bajrami.

Klubi ka qenë në proces të ndërrimit të pronësisë dhe pritjes së investitorëve strategjik për të përmirësuar rritjen e ardhshme të klubit, me qëllimin e vetëm për të përfituar nga mundësitë si në fushën e blertë ashtu edhe në anën komerciale.

Si pjesë e këtij procesi, klubi mori në konsideratë të gjitha alternativat strategjike, duke përfshirë investimet e reja në klub, stabilitetin financiar dhe atë sportiv, si dhe ndërtimin e një ekipi të ri konkurrues pas ndryshimeve të shumta të bëra në afatin kalimtar të verës.

Bordi i ardhshëm i klubit do të bëj një vlerësim të disa nismave për ta forcuar klubin, duke përfshirë zhvillimin e infrastrukturës, rritjen e akademisë së klubit, ndërtimin e një strukture kompetitive për ekipin e parë dhe afrimin edhe me të madh të tifozëve me klubin.

Gjithashtu, drejtuesit e rinj shprehin falënderimet më të sinqerta për gjithë qytetarët gjilanas dhe jo vetëm, për mikpritjen fantastike dhe durimin e shfaqur në kohët e krizës për klubin, i cili tashmë merr një rrugëtim të ri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy