
Djaloshi i artë norvegjez Erling Halaand ka përfunduar në orbitën e Milanit, klubit që objektivin kryesor këtë sezon ka renditjen në një nga katër vendet e para të Seria A, por duke parë ecurinë e deritanishme ëndrra është fitimi i kampionatit.
Për momentin ai mund të bëhet partner me Ibrën, por sipas ‘calciomercato.it’ ai është përzgjedhur nga Milan si zëvendësuesi i suedezit.
Faktorët që e ndihmojnë Milanin në blerjen e futbollistit të Borusia Dortmund është se në një intervistë të para disa kohëve babai i Halaand ka deklaruar se Ibra është një nga idhujt e tij. Për më tepër dy futbollistët kanë të njëjtin agjent, Mino Raiola.
Sipas mediave në Angli për Halland të interesuar janë edhe Manchester United dhe City, klube të cilat janë të gastshme të ofrojnë deri në 70 mln euro.



