
Mesfushori i Vllaznisë, Esat Mala, ka folur para mediave, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë ndaj Bylisit në Kupë, pas ndeshjes së parë, ku shkodranët triumfuan 0-2.
Mala u shpreh se skuadra do të luajë për fitore, ndërsa synimi për këtë sezon është të fitojnë të gjitha trofetë.
Futbolli ndonjëherë edhe të zhgënjen. Ti mundohesh të japësh më të mirën edhe mendon që ke dhënë më të mirën dhe shpreson që ta fitosh një ndeshje por rezultati tregon të kundërtën.
I kënaqur për atë që treguam në fushë ndaj Erzenit, për luftën dhe karakterin pastaj rezultati normalisht që na zhgënjen pasi prisnim më shumë dhe për atë që dhamë në fushë meritonim të kundërtën, jo humbjen por fitoren. Gjithsesi futbolli ky është, ajo që kaloi duhet harruar dhe të fokusohemi te ndeshjet e ardhshme.
Kemi parë në futboll që shumë ndeshje janë kthyer edhe me rezultate më të thella. Duhet të futemi në fushë me aspektin mental shumë të fortë që të luftojmë prape pasi një gol mund të hapi gjithçka.
Çdo ndeshje ka rezultatet e veta dhe shpresoj që të mos e lëshojmë atë avantazh që kemi me dy gola dhe të bëjmë një kthesë le të themi edhe pse është për Kupë, e të vazhdojmë me frymën e mirë të fitoreve.
Të tre afrimet janë futbollistë të mirë, e kanë treguar më të mirën e tyre. Besoj që Shkodra do i respektojë pasi i ka të vetët por edhe ata do të vijnë për të respektuar punën e tyre dhe besoj që do të jetë një ndeshje e mirë si për ata dhe për ne. Shpresoj të dalim me fitoren tonë.
Në këtë periudhë 6-mujore kam kaluar shumë mirë. Jam ndjerë i afruar nga të gjithë sidomos skuadra, stafi dhe qytetarët dhe shpresoj që të vazhdoj kështu dhe me triumf në fund. Po luftojmë për të gjitha trofetë.



