Tjetër afrim te Partizani, zyrtarizohet sulmuesi ganez

Tjetër afrim te Partizani, zyrtarizohet sulmuesi ganez

Pas Victor Da Silva, Partizani ka zyrtarizuar një tjetër afrim ditën e sotme. Bëhet fjalë për sulmuesin ganez, Alferd Mensah.

23-vjeçari ishte në stërvitje me të kuqtë prej disa ditësh, por vetëm sot ka ardhur zyrtarizimi.

Në njoftimin e klubit, thuhet se sulmuesi ka firmosur me klubin e kuq për dy sezonet e arshshme.

Mensah vjen nga Skënderbeu, pjesë e të cilëve ishte nga viti 2020, ku dhe spikati në Superiore.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Partizani me kënaqësi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me lojtarin Alfred Mensah. 23-vjeçari ka nënshkruar me klubin kontratën të vlefshme deri në vitin 2025. Sulmuesi nga Gana do të jetë pjesë e të kuqve, pas dy sezoneve me Skënderbeun.​

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy