Aubameyang drejt rikthimit tek Barcelona

Aubameyang drejt rikthimit tek Barcelona

Eksperienca e Pierre Emerick Aubameyang tek Chelsea besohet se është drejt fundit.

Gabonezi e ka shprehur së fundmi se dëshiron të rikthehet tek Barcelona , ekip me të cilin u aktivizua për një periudhë prej gjashtë muajsh gjatë sezonit 2021-2022.

33 vjeçari ka humbur shumë terren tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’ dhe është  larg statistikave të arritura me spanjollët, konkretisht 13 gola të shënuar në 24 sfida , ndërsa tek kryeqytetasit deri më tani numëron 3 gola në 19 sfida.

Eshtë e qartë se kalimi në ‘’ Stamford Bridge ‘’ rezultoi një hap i gabuar për ishi-n e Borussia Dortmundit , i cili tek ekipi i Xavi Hernandezit mund të shëndërrohet në zëvëndësuesin ideal të Robert Lewandowskit.

Megjithatë rikthimi i mundshëm i Pierre Emerick Aubameyangut do të shoqërohet me një kërkesë nga ana e drejtuesve të Barcelonës , të cilët synojnë uljen e pretendimeve të golashënuesit në krahasim me rrogën tek Chelsea për arsye të problematikave që dihen tek kryesuesit në fuqi të La Ligas.

Pas fitimit të kampionatit dhe Superkupës së Spanjës , të besuarit e Xavi Hernandezit pritet të rikthehen më të fortë në sezonin e ardhshëm për të vijuar me shtimin e tituvje në vitrinën e tejmbushur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy