Trajneri i Dinamo City, Dritan Mehmeti, foli për MCN TV, pas fitores me Kukësin me rezultatin 3-2.
Mehmeti deklaroi se skuadra ndjen presionin e pikëve dhe kjo i bën lojtarët nervozë.
Për të qenë i sinqertë, dua të falënderoj çunat, sepse besuan deri në fund dhe besonin të fitorja. Vinim pas dy humbjeve, sidomos ndeshja me Tiranën që ka lënë një njollë. Në pjesën e dytë ramë në bllokun e ulët. Më vjen keq për golin e dytë të Kukësit, sepse i pari ishte supergol. Renditja dhe nevoja për pikët, i bën lojtarët nervozë dhe të mos dalin te loja e tyre.
Presidenti e ndjen shumë ndeshjen dhe në të tilla situata ashtu e ka ndjerë, për tu larguar para fundit.
Skuadra kishte momente të mira, nuk mund të hedh poshtë djersën e lojtarëve.
Lorran është mbrojtës i majtë dhe unë e kam futur në qendër për nevojat e skuadrës. Mora masa edhe për Salamin. Gudiaby është lojtar i ri, por e largova sepse rrezikonte kartonin e dytë të verdhë.
Qefalija ka ardhur pas një dëmtimi të gjatë dhe shpresoj ta kalojë me sukses. Në merkato jemi deri në ditët e fundit dhe shpresojmë të bëjmë më të mirën. Kam besim maksimal te kjo skuadër.
Ky është kampionat i çuditshëm, të rrimë me këmbë në tokë dhe të shikojmë ndeshjen e radhës. Ndeshja me Tiranën ka lënë shenjë te lojtarët.



