Primera Division, të gjitha zhvillimet e javës së 27-të

Primera Division, të gjitha zhvillimet e javës së 27-të

Java e 27-të e Primera Division  startoi me ndeshjen e të premtes mbrëma midis Levantes dhe Valencias e përfunduar me rezultatin 1-0. Të besuarit e Paco Lopez hodhën një hap pozitiv pas disfatës së pësuar në fushën e Real Sociedadit javën e kaluar duke iu afruar edhe më shumë Europës  ndërsa  Valencia nuk mundi ta mbajë gjallë entuziazmin e fitores ndaj Villarealit në “Mestalla” dhe vazhdon të lundrojë në ujërat e mesit të tabelës, ekzaktësisht në vendin e 12-të. Java pasardhëse konsiderohet si shumë e vështirë për Levanten sepse do të luajë në transfertë kundër Real Betisit, ndërsa  Valencia pret në shtqpi surprizën e këtij sezoni në  Uefa Europa League, Granadën. 

Duhet theksuar se e shtuna rezultoi tepër interesante. Gjithçka startoi me sfidën Deportivo Alaves vs Cadiz  rivalë që nuk shkuan dot më larg se një barazim 1-1, fakt që penalizon më tepër të besuarit e Abelardo Fernandez sepse renditen të 3-t nga fundi  ndërsa për Cadiz situata është paksa ndryshe sepse janë plot 6 pikë larg zonës së ftohtë. Të dyja këto skuadra me padiskutim do t’i përqendrojnë maksimalisht forcat te java e ardhshme, e cila i rezervon sfida shumë të vështira në letër. Deportivo Alaves do të vizitojë “Wanda Metropolitanon”, ndërsa Cadizi udhëton në “La Ceramica”, ku e pret Villareali. Pas tyre e kishin radhën “Galaktikët” e Real Madridit që arritën një përmbysje kundër modestëve të Elches, falë dygolëshit të Karim Benzema. Të besuarit e “Zizou” mbeten 6 pikë larg Atleticos, ndërsa Elche rrezikon ndjeshëm qëndrimin në Primera Division sepse është vetëm 1 pikë larg zonës së ftohtë .Duhet theksuar se kjo fitore i ka shërbyer shumë nxënësve të Zinedine Zidane, të cilët do të kenë një detyrë të vështirë  të martën në mbrëmje sepse do të presin Atalantën për ndeshjen e kthimit të 1/8-tave të cilën do ta nisin me avantazhin  0-1  të arritur në Bergamo, ndërsa Elches nuk i mbetet gjë tjetër veçse t’i bëjë mirë llogaritë për javën e ardhshme në një fushë të komplikuar siç është ajo e “Sanchez Pizjuan”.

Ora 18.30 rezervoi një ndeshje pa shumë histori për faktin se Osasuna vs Real Valladolid përfundoi me rrjeta të paprekura.  Nga një rezultat i tillë më shumë janë dëmtuar “Blanquivioletët”, sepse janë vetëm 3 pikë larg rënies në Segunda Division, ndërsa  Osasuna me 6 të tilla. Javën e ardhshme, skuadra nga Pamplona do të udhëtojë në Huesca, ndërsa Real Valladolid do të presë  në “Jose Zorrilla” andaluzët e Sevillas.

Mbrëmja iu dedikua plotësisht kryesuesve të Atletico Madridit. “Los Colchoneros” nuk shkuan me tepër se një barazim 0-0 në fushën e Getafes, pa e anashkaluar vëmendjen nga ndeshja e kthimit kundër Chelsea-t që do të zhvillohet të mërkurën në mbrëmje. Cholo Simeone-s do t’i duhet t’i përveshë mirë mëngët në “Stamford Bridge” për të përmbysur disavantazhin 0-1. Parashikohet se këmbngulja e pakufijshme e argjentinasit me siguri do t’i shkaktojë shumë dhimbje koke trainerit Thomas Tuchel, ndërsa të ashtuquajturit “Los Azulones” kanë konfirmuar edhe një herë eksperiencën e hidhur që janë duke përjetuar në Primera Division sepse renditen të 15-tët në tabelë, fakt që do të mundohet ta ndryshojë në ndeshjen e javës së ardhshme, ku do të presin në “Coliseum Alfonso Perez” modestët e Elches, ndërsa kryeqytetasit do të përballen në “Wanda Metropolitano” me një kundërshtar të lehtë në letër si  Deportivo Alaves.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy