Llapi dhe Drita triumfojnë në frymën e fundit, tjetër humbje për Prishtinën

Llapi dhe Drita triumfojnë në frymën e fundit, tjetër humbje për Prishtinën

U luajtën ditën e sotme 3 ndeshje, të vlefshme për javën e 18-të në Superligën e Kosovës.

Llapi ka mposhtur Prishtinën në frymën e fundit me rezultatin 3-2, në një ndeshje me të vërtetë spektakolare. Ndonëse vendasit kaluan në avantazh të dyfishtë, në pjesën e dytë Prishtina arriti të barazojë, duke shënuar dy herë. Në minutën e 96, ishte Shabani që shënoi golin e tretë, duke i dhënë fitoren llapjanëve.

Drita ka marrë një fitore të vuajtur, duke mposhtur 3-1 Ulpianën. Ndeshja ishte mbërthyer me rezultatin 1-1, por vetëm në frymën e fundit Drita ia doli të shënonte edhe 2 herë të tjera, që i jep gjilanasve përkohësisht kryesimin.

Ndërkohë Drenica është rikthyer te fitorja, pasi mposhti 0-2 Feronikelin në transfertë, duke i dhënë fund serisë së humbjeve radhazi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy