
Tiémoué Bakayoko u bashkua me Milanin në merkaton e verës së kaluar, por pritet të mos e vazhdojë karrierën me kuqezinjtë.
Mesfushori u bashkua nga Chelsea në huazim dy-vjeçar, me opsion blerje, por që nuk do të ushtrohet nga italianët.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, drejtuesit e Milanit kanë vendosur që të mos e blejnë lojtarin dhe ka gjasa që ai të rikthehet te Chelsea që këtë verë.
Te Milani kanë vendosur t’i besojnë Pobegas, i cili është në huazim te Torino dhe për këtë arsye, Bakayoko nuk do të blihet.



