Sfidë e  ashpër në Premier League për Watkins

Sfidë e ashpër në Premier League për Watkins

 Në sezonin aktual Ollie Watkins është shëndërruar në një ndër golashënuesit më të mirë të Aston Villas , për të cilin nuk kanë vonuar pretendentët.

27 vjeçari numëron 11 gola dhe 6 asiste në 30 sfida me londinezët, të shoqëruara me një lojë për tu patur zili , e cila ka bindur drejtuesit e  Manchester United , Liverpool dhe Arsenalit për të tentuar firmosjen me anglezin gjatë verës.

Ylli i ‘’ Los Villanos ‘’ bashkë me Harry Kane , Bukayo Saka, Marcus Rashfordin dhe Ivan Toney momentalisht konsiderohen golashënuesit më të mirë të Premier Leagues dhe në fundin e sezonit ndoshta karriera e tij mund të marrë një tjetër rrjedhë.

Transferimi kundrejt shifrës prej 30 milionë eurosh nga Brentfordi është justifikuar me paraqitjet e bëra nga Ollie Watkins, i cili do të ketë shansin për tu bërë pjesë e një ekipi të elitës duke konfirmuar kështu cilësitë e padiskutueshme në metrat e fundit. 

Falë besimit të Unay Emery-s, lojtari nga Torquay ka ditur të tregojë vlerat me kryeqytetasit, të cilët përpara këtij interesi, parashikohet se do ta kenë të vështirë të blindojnë qëndrimin e Ollie Watkins në ‘’ Villa Park ‘’.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy