
Pas marrjes se një viti pushim, tashmë Zinedine Zidane e ka deklaruar se është gati për një sfidë të re në karrierë .
‘’ Zizou ‘’ konsiderohet një teknik shumë i suksesshëm pas fitimit të tre Champions Leagues me Real Madridin duke befasuar çdokënd .
Sigurisht ofertat për 50 vjeçarin asnjëherë nuk kanë munguar dhe momentalisht ekzistojnë tre destinacione për të ardhmen.
Kombëtarja e Francës ja ka lënë të hapura dyert pas Botërorit të Katarit , me të cilën fitoi Botërorin e 1998-tës dhe Europianin e 2000-shit.
Tekniku i lindur në Marseille u konsiderua në të kaluarën një ndër mesfushorët më të mirë në bote dhe me ‘’ Galaktikët ‘’ arriti të vijojë rrugën e suksesit në pankinë.
As Juventusi nuk e ka harruar franko-algjerianin. ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ ende nuk po shkëlqen me Massimiliano Allegrin dhe në rast se tek torinezët nuk do të ketë ndryshime , Zinedine Zidane konsiderohet opsioni ideal për drejtimin e stolit.
Edhe sheiku i Paris St Germain Nasser Al Khelaifi vijon t’ia mbajë të hapura dyert e ‘’ Parque de Princes ‘’ këtij traineri .
Ne Paris nuk janë shumë të kënaqur me ecurinë e Christophe Galtier dhe duke qenë se Champions League mbetet prioritet për kryeqytetasit, eksperienca e Zinedine Zidane , sidomos në këtë kompeticion është një shtysë për sheikun nga Katari për t’ia vënë në dispozicion ‘’ Les Pariziens ‘’.



