Starova: Nuk kisha dyshime për kualifikimin e Besiktas, por rezultati 3-1 lë shije të hidhur

Starova: Nuk kisha dyshime për kualifikimin e Besiktas, por rezultati 3-1 lë shije të hidhur

Sulejman Starova, specialist futbolli, analizoi në emisionin “Skaner” në MCN TV, humbjen 3-1 të Tiranës ndaj Besiktas. Starova deklaroi se nuk ka dyshime për kualifikimin e Besiktas, por rezultati 2-1 do ishte dinjitoz për Tiranën, ndërsa shtoi se 3-1 lë një shije të hidhur. “Nuk jam i saktë me parashikime, por kisha parashikuar që nuk do kishte goleadë. Në parashikimi tim isha 2-0 për Besiktas. Difereca e parë, është buxheti drastik mes dy ekipeve. Zotërimi i topit dhe veprimet teknike nga Besiktas, ndaj një Tirane që ishte e vendosur mirë. Besiktas ishte i saktë në pasime dhe i durueshëm dhe i lexueshëm. Gabuam te dy golat e parë. Mbyllja e Përgjonit duhej në golin e parë. Edhe te goli i dytë, Hoxhallari ishte shumë larg. Te goli i tretë, humbëm një top nga ku e pësuam. Nuk kisha ndonjë dyshim për kualifikimin e Besiktas. Një 2-1 do të ishte dinjitoze për Tiranën. 2-1 ishte një rezultat që do linte të hapur ndeshjen e kthimit. Ky rezultati 3-1 lë një shije të hidhur.”, deklaroi Starova.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy