Parisi nis bisedimet me Lukakun

Parisi nis bisedimet me Lukakun

Ideja e ndërrimit të destinacionit ka impulsuar klube të famshëm të që janë të gatshëm për të afruar në gjirin e tyre sulmuesin Romelu Lukaku.

Belgu fatkeqësisht nuk ka bërë shumë në etapën e dytë tek Chelsea duke i hapur rrugë largimit nga ‘’ Stamford Bridge ‘’, aty ku në të kaluaën impresionoi me aftësitë e tij .

Nën drejtimin e Thomas Tuchel 28 vjeçari nuk ka mundur të shkëlqejë dhe dera e largimit nga Londra tashmë i është hapur. Pas saj është Parisi sepse e konsideron një zëvëndësues të denjë të Kylian Mbappes për të cilin akoma nuk është vendosur nëse do të vijojë në ‘’ Parque de Prince ‘’.

Francezi është një lojtar që bën diferencën në çdo ndeshje dhe Real Madridi nuk po resht së menduari për kampionin në fuqi të botës dhe Florentino Perez e ka marre shumë seriozisht këtë çështje dhe kërkon ta bashkojë me Erling Haaland që do të shëndërrohej në një ndër dyshet më të rrezikshme të kontinentit të vjetër. 

Sipas ‘ The Sun ‘ , drejtuesit e ‘’ Les Pariziens ‘’ kanë nisur bisedimet, fakt që tregon se e vlerësojnë shumë gjigandin e sulmit i cili zotëron aftësi të mahnitshme të cilat ia lehtësojnë punën në metrat e fundit.

Parashikohet se Chelsea do të konsiderohet një destinacion preferencial gjatë verës për vetë situatën ekonomike , deri në momentin që nuk do të ketë një blerës dhe nëse flitet për rastin konkret  Romelu Lukaku mbetet një ndër sulmuesit më të rrezikshëm, rikthimi i të cilit i kushtoi Roman Abramovichit 110 milionë euro.

Një element favorizues është se ishi i West Bromwich Albion e tregoi me zikaltërit e Interit se çfarë është i aftë të bëjë kur mbështetet siç duhet në fazën ofensive dhe Parisit do ti shërbente shumë për arritjen e objektivave , në veçanti për fitimin e Champions Leagues .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy