Tahiri: Titulli varet nga këmbët e Partizanit, Bylis e menaxhoi mirë ndeshjen me Kastriotin

Tahiri: Titulli varet nga këmbët e Partizanit, Bylis e menaxhoi mirë ndeshjen me Kastriotin

Ish-futbollisti, Ermal Tahiri, në emisionin “Skaner” në MCN TV, deklaroi se titulli varet edhe nga këmbët e Partizanit.

Tahiri tha se të kuqtë i kanë mundësitë për të marrë kreun e renditjes, ndonëse janë 5 pikë më pak se Tirana kryesuese.

Titulli varet edhe te këmbët e Partizanit. Tirana ka ndeshje jashtë me Vllazninë, një barazim dhe fitore e të kuqve në derbi dhe me pikë të barabarta, titullin e merr Partizani në fund. Një barazim i Tiranës në ndeshjet e mbetura, fut Partizanin në lojë për të marrë kampionatin.

Duke folur për fitoren e Bylis ndaj Kastriotit, Tahiri deklaroi se ballshiotët e menaxhuan mirë ndeshjen.

Ndeshja filloi me Kastriotin 4-3-3 dhe luajtën për të fituar. Minuta a 7-të ishte shumë e rëndësishme, kur doli me të kuq te Kruja. Te Bylis ishin shumë të qetë dhe humbën shumë raste. U mundua Kastrioti të shënonte, por ishin të pafuqishëm në sulm. Më pëlqeu menaxhimi që Bylis i bëri ndeshjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy