Real Madridi “ peshkon “  tek Salzburgu

Real Madridi “ peshkon “ tek Salzburgu

 Një ndër karakteristikat kryesore të Salzburgut ndër vite ka qenë nxjerrja e talentëve të cilët kanë furnizuar skuadra me peshë në Europë . Në këtë kontekst mund të përmendim Erling Haaland i cili ka impresionuar mbarë futbollin tek Borussia Dortmundit duke u vënë në radarët e më të mirave të kontinentit .  18 vjeçari  Benjamin Sesko po vijon të njëjtën rrugë dhe tashmë preferohet nga Real Madridi .   Por ‘’ Galaktikët ‘’ nuk do të jenë të vetëm në këtë luftë sepse  Liverpooli dhe Bayern Munchen po e ndjekin me detaje vazhdimësinë e  sllovenit .

Kjo histori jo vetëm që thekson një përfitim të konsiderueshëm për austriakët por flet për cilësinë e tyre në këtë kontekst . Mundësitë janë të shumta për të lënë Salzburgun aq më tepër nëse oferta në drejtim të austriakëve  do të jetë tërheqëse .  

Të jesh i pretenduar nga ‘’ Los Blancos ‘’ dhe jo vetëm në këtë moshë është suksesi më i madh për çdo lojtar  që pretendon majat dhe  Benjamin Sesko është shumë i privilegjuar .  

Nuk përjshtohet fakti se ishi i Lieferingut në kategorinë e dytë të Austrisë  mund të shëndërrohet në një ndër protagonistët e merkatos  vijuese  dhe kështu të pasojë talentët  Vinicius , Reinier dhe Rodrigo Goes që i kanë pasuruar ndjeshëm kryeqytetasit .

7 gola dhe 1 asist në 16 ndeshje e lartësojnë së tepërmi figurën e Benjamin Seskos dhe i japin shansin spanjollëve për të rritur cilësinë e tyre .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy