Siç ishte bërë e ditur më herët edhe nga MCN TV, Egnatia do të luajë një miqësore luksi ndaj Interit.
Kjo së fundmi është konfirmuar edhe nga vetë klubi zikaltër, që ka zbuluar edhe detajet për ndeshjen.
Inter-Egnatia, do të luhet më 13 gusht, në orën 20:00, në Ferrara të Italisë, në stadiumin “Paolo Mazza”.
Një ndeshje e veçantë për skuadrën shqiptare, që do të përballet me nënkampionët e Europës dhe me një nga skuadrat më të mëdha në botë.



