
E ardhmja e Paulo Dybalas në ‘’ Olimpico ‘’ është vënë seriozisht në pikpyetje.
Argjentinasi e përfundon kontratën me Romen në 30 qershor, i cili ende nuk e ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit për ta rinovuar atë.
Për shërbimet e tij përsëri është shfaqur Boca Juniors, një ndër ekipet më të rëndësishëm të Amerikës së Jugut.
‘’ Los Xeneises ‘’ e konsiderojnë një vlerë të shtuar në metrat e fundit dhe sipas ‘ TycSports ‘, tashmë kanë filluar kontaktet ndërmjet palëve për arritjen e marrëveshjes.
32 vjeçari e ka treguar në çdo ekip se është tejet kompetitiv, shumë i rrezikshëm në metrat e fundit, i ndërgjegjshëm për faktin e të luajturit me ekipe të rëndësishëm.
Krerët e ‘’ Verdhekuqve ‘’ thuhet se do të kërkojnë rreth 500-700 mijë euro, sipas ‘ Sportitalia ‘ ndërsa traineri Gian Piero Gasperini e konsideron të padiskutueshëm në 11-she.
Do të jetë e vështirë për ekipin nga Buenos Airesi por nëse ‘’ La Joya ‘’ vendos të nisë një tjetër etapë në Argjentinë sigurisht do të rezultonte ndër transferimet më të bujshëm të merkatos verore.
Janë bërë kater sezone për ishi-n e Palermos tek ish fituesit e Conference Leagues, ekip mjaft kompetitiv në Itali dhe jo vetëm.



