Ndahet nga jeta ish-trajneri i Kombëtares, Shyqyri Rreli. I lindur më 18 maj të vitit 1930, Rreli e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës te Dinamo, ndërkohë që është aktivizuar edhe me Tiranën dhe Erzenin.
Ai lë pas një karrierë të pasur edhe si trajner. Rreli ka drejtuar Kombëtaren shqiptare në periudhën mes viteve 1982-1985 dhe 1988-1989. Gjithashtu ka drejtuar kombëtaret Shpresa, 17 Nëntorin (sot KF Tirana), Teutën dhe Shkumbinin.
Rreli ka fituar dy tituj ballkanikë për të rinj, ndërkohë që me Shqipërinë U21 shkoi ndër 8 më të mirat në EURO 1984.
Ai është nderuar me çmimin “Mjeshtër i Madh” nga ish-presidenti Alfred Moisiu, kurse më pas Bamir Topi, në vitin 2017, i dha çmimin “Nderi i kombit”.
Homazhet në nder të tij zhvillohen sot nga ora 12:00 deri në 14:00, në Air Albania Stadium.



