Mariano Diaz në radarët e Milanit

Mariano Diaz në radarët e Milanit

Pavarësisht se Zlatan Ibrahimovich është shëndërruar në referentin kryesor të sulmit ,   Milanit nuk i kanë shkuar mirë gjërat për shkak të rënies së rendimentit të Rafael Leaos . Kuqezinjtë kanë zhvilluar një sezon shumë pozitiv edhe pse e kanë humbur luftën për titull duke ia lënë stafetën Interit.  Për këtë arsye gjigandët e Serisë A mendojnë se ndërhyrja në merkato do të jetë një faktor determinant që do ti ringrejë italianët gjatë sezonit të ardhshëm  ku do të kenë detyrën e mbajtjes së  të njëjtit nivel dhe gjithashtu të shkëlqimit në Champions League . Opsioni më i vlefshëm për të rigjeneruar funksionimin e  sulmit është Mariano Diaz.  Dominikani nuk është pjesë e planeve të Zinedine Zidane dhe drejtori sportiv Paolo Maldini e konsideron të duhurin për Milanin për sezonin vijues . Real Madridi do t’ia lërë rrugën hapur 27 vjeçarit sepse kryeqytetasit do të kërkojnë opsione të tjera në merkato . Sulmuesi i ‘’ Galaktikëve ‘’ është shumë i ndërgjegjshëm për faktin e aktivizimit larg  ‘’ Santiago Bernabeut ‘’ sepse në të kaluarën ishte pjesë e Lyonit , skuadër me të cilën gjeti 23 herë golin , eksperiencë që u konsiderua si ndër më të suksesshmet e  karrierës  . Me interesin e Milanit , Mariano Diazit i hapet edhe një herë dera për të mbrojtur ngjyrat e një ekipi me kualitet i cili  gjithashtu ka një peshë të rëndë në Europë .  Me kalimin në ‘’ San Siro ‘’ sulmuesi i lindur në Barcelonë  do të kishte shumë mundësi për të rikuperuar nivelin e humbur dhe gjithashtu për të luftuar për tituj të rëndësishëm .   Sezoni për nxënësin e Zinedine Zidane nuk ka rezultuar në nivelin e duhur sepse në 20 takime ka shënuar vetëm 1 gol dhe ka fituar pikët e nevojshme për tu bërë pjesë e Milanit në merkato .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy