
Ecuria jo e mirë e Atletico Madridit në këtë fillim sezoni duket se shumë shpejt do të shënojë fundin e eksperiencës së Cholo Simeones në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ .
Argjentinasi nuk ka bindur dhe po përjeton një ndër periudhat më të vështira tek madrilenët .
Tre humbje dhe dy barazime në pesë ndeshjet e fundit konsiderohen një statistikë e papranueshme nga drejtuesit e Atletico Madridit , të cilët kanë filluar të analizojnë emrat që mund të kontribojnë për ringritjen e ‘’ Los Colchoneros ‘’.
Eleminimi nga Champions League merr një fokus të veçantë për arsye se në sezonet e kaluara të besuarit e Diego Simeones as që e diskutonin kalimin e grupeve por si duket fundi i ciklit për ishi-n e River Plates në stolin e Atleticos ka mbërritur dhe dy janë alternativat të cilat momentalisht kanë marrë vëmëndjen e ‘’ Los Rojiblancos ‘’.
I pari është Luis Enrique , trainer me shumë eksperiencë , i cili do të shijojë Botërorin e parë me ‘’ La Furia Rojan ‘’ në një rol ndryshe.
Gjatë një intevistë në ditët e kaluara , ishi i Barcelonës e ka shmangur këtë temë , sigurisht për arsye se është totalisht i fokusuar në këtë eveniment, me ish kampionët e botës dhe Europës në dy raste.
Edhe Mauricio Pochettino është një opsion interesant për stolin sepse vjen pas një eksperience shumë pozitive me Tottenham Hotspurin , skuadër e cila arriti deri në finalen e Champions Leagues në të kaluarën dhe më pas drejtoi Paris St Germain.
Prioriteti për drejtuesit mbetet Luis Enrique por duhet pritur deri në përfundimin e Botërorit të Katarit , eveniment që do ti japë pergjigje shumë pikepyetjeve në lidhje me të ardhmen e 52 vjeçarit nga Gijon.



