Real Madridi , optimist për rinovimin me Kross

Real Madridi , optimist për rinovimin me Kross

  Toni Kross është një ndër të shumtit lojtarë , të cilit i përfundon kontrata me Real Madridin në 30 qershorin e ardhshëm .

Gjermani mbetet një lojtar stabël në skemat e Carlo Ancelottit dhe drejtuesit e ‘’ Galaktikëve ‘’ sipas Fabrizio Romanos janë optimistë se mund ta arrijnë akordin për rinovimin e kontratës . 

Gjithsesi kryeqytetasit i kanë paraprirë çdo surprizë të mundshme dhe po analizojnë një sërë kandidatësh për ta zëvëndësuar edhe pse bashkë me Luka Modricin ishi i Bayern Munchen konsiderohet një ndër më të mirët e ‘’ Los BLancos ‘’ në vitet e fundit.

26 gola dhe 87 asiste në 385 sfida përmbledhin eksperiencën e deritanishme të Toni Krossit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, i cili u transferua në merkaton e 2014-tës për 25 milionë euro dhe që nga ajo kohë fitoi një rol shumë të rëndësishëm këtë skuadër. 

Optimizmi ka fituar terren në kampin e ‘’ Los Merengues ‘’ dhe mbetet për tu parë se çdo të ndodhë deri në fundin e merkatos por duhet theksuar se koha është e mjaftueshme për drejtuesit për arritjen e objektivit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy