
Interesi i Manchester United dhe Chelseat në verën e kaluar për Frenkie De Jong u konsiderua një mundësi e shkëlqyer për Barcelonën për të mbushur arkat por aktualisht duket se gjërat kanë ndryshuar dhe sipas ‘ Sport ‘ , spanjollët pretendojnë qëndrimin e hollandezit nëse do të pranojë uljen e rrogës , e cila vlerësohet në 22 milionë euro.
Gjithçka do të varet nga përgjigjja e mesfushorit, i domosdoshëm për skemat e Xavi Hernandezit .
Shumë shpejt në kampin e ‘’ Blaugranëve ‘’ rrjedha e ngjarjeve ka ndryshuar pasi siç dihet në merkaton e kaluar 25 vjeçari ishte me një këmbë larg ‘’ Camp Nout ‘’ dhe i takon ishi-t të Ajaxit të vendosë se cili ekip është i duhuri për të ardhmen.



