Chelsea në garë për Neymar

Chelsea në garë për Neymar

E ardhmja e Neymar Juniorit sa vjen edhe bëhet edhe më interesante.

Ditën e djeshme francezja ‘ L’ Equipe ‘ afirmoi qëndrimin e brazilianit edhe për një vit në ‘’ Parque de Prince ‘ , informacion i përgënjeshtruar nga prestigjozja ‘ Daily Star ‘ , e cila i ka dhënë një tjetër impakt kësaj historie.

Largimi i Romelu Lukakut nga ‘’ Stamford Bridge ‘’ nuk i ka lënë tjetër opsion Chelseat veçse të përqëndrohet tek një tjetër lojtar elite.

‘’ Blutë e Londrës ‘’ e kanë filluar me shumë entuziazëm etapën e rindërtimit pas problematikave të hasura me Roman Abramovich dhe do të tentojnë rikthimin në majë dhe sigurisht një ekip i  këtij niveli duhet patjetër të përforcohet me lojtarët më të mirë në qarkullim.

30 vjeçari zhvilloi një sezon i cili la shumë për të dëshiruar por gjithsesi vlerat e tij mbeten një referencë për ekipet që duan të fitojnë trofe në të ardhmen .

Kryeqytetasit vijojnë të jenë një rival nga i cili duhet patur kujdes sepse drejtohen nga një trainer tejet cilësor si Thomas Tuchel .

Ishi i Borussia Dortmundit i dha shumë shpejt rezultatet me fitimin e Champions Leagues së dytë në historinë e gjashtë herë kampionëve të Premier Leagues dhe duhet të përfitojë nga kapaciteti i pronarit të ri Todd Boehly për të rivalizuar ashpër në Angli dhe Europë.

Ekstremi brazilian ka lënë gjurmë në çdo ekip ku është aktivizuar duke i shoqëruar etapat me fitimin e trofeve të rëndësishëm dhe një eksperiencë në Premier League do të ishte e treta ndër pesë ligat më të forta të kontinentit të vjetër .

Natyrisht në sezonin vijues Chelsea do të pretendojë suksesin në çdo kompeticion dhe transferimi i lojtarëve që kanë lënë gjurmë është një sukses në vetvete dhe anglezët do të tentojnë deri në momentin e fundit për yllin e ‘’ Seleçaos ‘’.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy