Wellinton Gustavo është lojtari më i ri i Vllaznisë. Ka qenë vetë klubi shkodran që ka njoftuar se ka firmosur kontratë 3-vjeccare me fantazistin brazilian. Ky i fundit ishte prej disa ditësh në provë me Vllazninë dhe ka bindur stafin me formën e treguar.
Trajneri Brdaric ka mbetur i kënaqur nga ajo që ka parë te futbollisti dhe për këtë arsye ka dhënë miratimin e tij për të firmosur me 25-vjeccarin.
Gustavo shton kështu forcat në skuadrën kuqeblu, me drejtuesit që po punojnë për të formuar një ekip konkurrues dhe për të synuar objektiva madhorë në sezonin e ri.
“KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur akordin dhe ka firmosur me fantazistin brazilian Wellinton Gustavo "Gigante". Ai prej disa ditësh ka qenë në stërvitje me ekipin dhe stafi teknik ka dhënë ok-in për të. Për rrjedhojë drejtuesit e klubit kanë gjetur marrëveshjen dhe futbollisti 25 vjeçar do të jetë pjesë e jona për tre vitet e ardhshme. Welcome Wellinton Gustavo!”, shkruan klubi i Vllaznisë.



