Finalja “Copa Libertadores”, Boca Juniors udhëton për në Madrid (VIDEO)

Finalja “Copa Libertadores”, Boca Juniors udhëton për në Madrid (VIDEO)

Impresionuese dhe mbresëlënëse. Skuadra e Boca Juniors është nisur për në Madrid, ku do të luajnë në stadiumin “Santiago Bernabeu” finalen e kthimit të “Copa Libertadores” kundër rivalëve të River Plate.

Për të përcjellë skuadrën e tyre të zemrës kishin dal në rrugë një numër i madh i tifozësh që përshëndetën klubin e tyre duke i uruar një rikthim me fitore në Argjentinë.

Tifozët e zjarrtë të skuadrës së Boca Juniors e shoqëruan autobusin e klubit të tyre në aeroport duke krijuar një atmosferë fantastike.

Turma e tifozëve e ka shoqëruar autobusin e Tevezit me shokë nën brohorijet në mbështetje të tyre si dhe kanë ndezur mjete pirotentike, ku spikatin flakadanët.

Finalja e kthimit e “Copa Libertadores” do të luhet ditën e dielë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy