Manchester United synon Diego Simeonen

Manchester United synon Diego Simeonen

 Pavarësisht firmosjes me Erik Ten Hag , drejtuesit e Manchester United nuk kanë ngelur të kënaqur me performancën e hollandezit dhe tashmë në ‘’ Old Trafford ‘’ ka filluar të mendohet për një trainer të ri .

Diego Simeone është bërë pjesë e planeve të anglezëve , pas një fillim sezoni për tu harruar me Atletico Madridin , ekip i cili u largua shumë shpejt nga Champions League.

 ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ kërkojnë të përfitojnë nga kjo situatë dhe të firmosin me një ndër më të mirët në këtë profesion dhe duke marrë parasysh se konsiderohen ndër klubet më të pasur në botë , oferta e tyre mund ta bindë ishi-n e River Plates.

Por s’duhet harruar se për ta larguar nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ do të jetë shumë e vështirë për arsye të shumë viteve nën drejtimin e ‘’ Los Colchoneros ‘’,  gjatë të cilave është  shëndërruar në një idhull për tifozerinë e zjarrtë kryeqytetase. 

Një ekip si Manchester United  gjithmonë është i lidhur me trofetë , pavarësisht se vitet e fundit kanë munguar dhe një kalim i 52 vjeçarit nga Buenos Airesi në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ gjatë merkatos vijuese mund të ndryshojë historinë e 20 herë kampionëve të Premier Leagues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy