Përballja e 25 gushtit/ Kushi pret boksierin Florian Marku: Ndeshje e ëndrrave

Përballja e 25 gushtit/ Kushi pret boksierin Florian Marku: Ndeshje e ëndrrave

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi priti boksierin e suksesshëm shqiptar Florian Marku, kur mbeten edhe pak ditë nga sfida e madhe që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.

“Me kënaqësi të veçantë mirëprita në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit një tjetër kampion, boksierin e suksesshëm shqiptar Florian Marku, i cili është kthyer në atdhe për të realizuar ndeshjen e tij të ëndrrave, për titullin e tij të dytë WBC Silver, përballë rivalit meksikan Miguel Parra Ramirez.

Ministrja  ka uruar që Floriani dhe djemtë e tjerë kuqezi të dhurojnë fitore të merituara dhe emocione të bukura në këtë ngjarje madhështore sportive, në 25 gusht.

Në këtë aktivitet madhështor sportiv do të jenë pjesë e spektaklit edhe boksierët shqiptarë Neraldo Ymeri, Matteo Çelo dhe Leandro Xhelili, ndërkohë që Amarildo Vranja do të përballet me bullgarin Borislav Velev për brezin WBC Youth International.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy