Humbi ndjenjat, mesfushori i Suedisë futet në terapi intensive

Humbi ndjenjat, mesfushori i Suedisë futet në terapi intensive

Mesfushori i Suedisë, Kristoffer Olsson, po përballet me luftën më të vështirë në jetë.

28-vjeçari, pjesë e Midtjylland në Danimarkë, humbi ndjenjat në shtëpi dhe është shtruar me urgjencë në spital, ndërsa është futur në terapi intensive.

Nuk ka një sqarim të saktë, por flitet për një sëmundje akute që lidhet me funksionin e trurit. Lojtari e ka të pamundur për të marrë frymë, pa ndihmën e një aparati.

Për këtë, ka dalë me një njoftim edhe Federata Suedeze e Futbollit. “Këtë mëngjes morëm lajmin e tmerrshëm se Kristoffer Olson është ndier keq papritur dhe gjendet në spital i lidhur me një aparat respirator. E gjithë familja e futbollit suedez mendon për ty dhe shpreson që ta marrësh veten shpejt. Mendimet tona shkojnë edhe për të dashurit e Kristoffer në këtë moment të vështirë.”, shkruhet në komunikatë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy