Eric Garcia konfirmon kalimin tek Barcelona

Eric Garcia konfirmon kalimin tek Barcelona

  Mbrojtësi Eric Garcia do të luajë ndeshjen e fundit tek Manchester City që është finalja   Champions Leagues kundër Chelseat . Spanjolli ka konfirmuar se pas mbrëmjes së sotme do të fillojë një tjetër etapë në karrierë , pikërisht me  Barcelonën . 20 vjeçari ka kaluar një pjesë të rëndësishme  tek ekipet inferiore të katalanasve  dhe  tashmë do të kërkojë të bindë në skuadrën e parë .  Ky lojtar do ti bashkohet  Sergio Agueros , Memphis Depay dhe Georginio Wijnaldum dhe pa asnjë dyshim do ti shtojë entuziazmin ‘’ Blaugranëve ‘’ të  cilët me siguri do të jenë një tjetër skuadër me fillimin e sezonit të ri .  Këtij suksesi i bashkohet edhe pjesëmarrja në Europianin e kësaj vere ku Eric Garcia është i grumbulluar nga traineri  i ‘’ La Furia Rojas ‘’ Luis Enrique që do të kërkojë  fitimin e trofeut të tretë në historinë  e Spanjës .

Por  të qënit pjesë e një skuadre të tillë thekson një koefiçent të lartë vështirësie sepse do të ketë një konkurrencë të fortë në mbrojtje me lojtarë Oscar Mingueza , Samuel Umtiti ,  Gerard Pique  , Clement Lenglet , dhe uruguajani Ronald Araujo pavarësisht se nuk përjashtohen largimet në merkaton e verës.  Ekonomia  e Barcelonës patjetër që do të ketë  nevojë për  një kohë të gjatë që të rigjenerohet plotësisht  por  këto transferime do ti bëjnë shumë punë kuq e bluve që kërkojnë të triumfojnë si në të kaluarën . 

Me Pep Guardiolan Eric Garcia nuk pati fatin e duhur  sepse siç dihet  kërkesa ndaj lojtarëve  është e përpiktë dhe nuk lë vend për gabime  , fakt që lojtari nga Martorell nuk e ka përballuar me sukses  dhe është detyruar të largohet nga Manchester City . 

12 ndeshjet e këtij sezoni kanë rezultuar një dështim total për Eric Garcian por Barcelona  ka besuar  në aftësitë e tij  duke e përfshirë në revolucionin e madh që po përgatitet nga drejtuesit e spanjollëve .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy