
Tirana është fituesja e Kupës së Shqipërisë, në volejboll për femra. Vajzat bardheblu kanë triumfuar pastër në finale, duke mposhtur 3-0 me sete Skënderbeun.
Korçaret ndonëse vinin në këtë sfidë pas një forme të shkëlqyer, nuk ia dolën dot të fitonin asnjë set.
Në krahun tjetër, lojtaret e drejtuara nga Amarilda Prenga, shkëlqyen, duke mos e vendosur për asnjë moment në dyshim fitore.
Ky është trofeu i dytë për këtë sezon te Tirana, pasi më parë kishin fituar edhe kupën e Pavarësisë.



