Atalanta, interesohet për Guido Rodriguez

Atalanta, interesohet për Guido Rodriguez

Fitimi i Europa Leagues e ka shëndërruar Atalantën në një ekip shumë kompetitiv edhe në kontinentin e vjetër.

Tanimë ‘’ La Dean ‘’ do ta shikojnë me sy tjetër, një rival i cili të befason atëherë kur nuk e pret.

Priten disa transferime në ‘’ Gewiss ‘’ gjatë merkatos së verës, për ti bërë bergamaskët edhe më të fortë në sezonin vijues.

Traineri Gian Piero Gasperini ka filluar të analizojë disa alternativa, një ndër të cilat është Guido Rodriguez, i grumbulluar me Argjentinën në Kupën e Amerikës.

Sipas ‘ Il Giornos ‘, drejtuesit e zikaltërve kanë filluar bisedimet me agjentin e mesfushorit, i cili shquhet për vizionin për lojën dhe rikuperimin e topave, shumë solid edhe në prapavijë.

Atalanta është një ndër klubet e interesuar pasi më përpara edhe Interi bashkë me Manchester United kanë shfaqur interes për 30 vjeçarin.

 

Drupal Ad

 

 

 

Kalimi ose jo në Bergamo do të varet nga negociatat në ditët vijuese për ishi-n e River Plates, shumë i rëndësishëm edhe për Lionel Scalonin tek kombëtarja ‘’ Albiceleste ‘’.

Duhet kujtuar se Atalanta do të jetë pjesëmarrese në Champions League sezonin vijues, kompeticion të cilin e njeh shumë mirë pasi në të kaluarën e kaloi fazën e grupeve.

Me andaluzët Guido Rodriguez e përfundoi sezonin me 2 gola në 27 sfida, prezenca e të cilit i jep shumë epërsi repartit të mesfushës dhe natyrisht ofron garanci për vijimësinë.

Kontrata me Real Betisin përfundon në 30 qershor dhe interesi i Atalantës është një shans për të provuar veten në Serinë A, një ndër pesë kampionatet më të famshëm të Europës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy