Roma "peshkon" te Porto

Roma "peshkon" te Porto

   Faza e dytë e sezonit është determinante  për çdo skuadër . Merkatoja do të përcaktojë në njëfarë mënyre fatet e secilës prej tyre dhe kësaj historie nuk mund ti mungonte një ndër trainerët më të famshëm në glob.

Jose Mourinho  po mundohet të riadaptohet në Serinë A  pas më shumë se një dekade në Premier League dhe Primera Division .

’’ The Special One ‘’ është kthyer aty ku ka buzëqeshur më së shumti por nën drejtimin e ‘’ Verdhekuqëve ‘’ të cilët duan të thyejnë akullin dhe të shëndërrohen në protagonistë absolutë dhe ta zgjerojnë edhe më tej  .

58 vjeçari është kthyer  mbrapa në kohë , tek ish skuadra Porto , aty ku i ka vënë gishtin Sergio Oliveiras . 

Portugezi po bën mirë me ‘’ Dragonjtë ‘’ dhe kjo çështje ka avancuar me hapa galopantë , fakt  i konfirmuar nga portali vendas ‘  A Bola ‘ ku thuhet se ekziston një paraakord ndërmjet Romës dhe  Portos i cili përfshin formulën e huazimit deri në fundin e sezonit, e shoqëruar me opsionin e blerjes se kartonit të 29 vjeçarit që  kap 13.5 milionë eurot dhe që italianët duhet ta arrijnë përpara finalizimit të tij .

Qëllimi i Romës mund t’ia ndryshojë perspektivën e të ardhmes Sergio Oliveiras sepse është një ekip që mund të  shëndërrohet në risi në vijimësi dhe do të ishte një eksperiencë e mrekullueshme për mesfushorin .

 Megjithatë ndonjëherë gjërat nuk shkojnë sipas planifikimit dhe aktualiteti  tek  Porto është i trishtë sepse konsiderohet zgjedhja e dytë nga  Sergio Conceiçao , fakt që i jep përparësi largimit  nga ‘’  Do Dragao ‘’.  

Sakrificat e bëra janë drejt shpërblimit për këtë lojtar i cili ka privilegjin e mbrojtjes së ngjyrave të një prej skuadrave me më shumë histori në Portugali dhe ndërrimi i ambjentit po vlerësohet me seriozitet nga  Sergio Oliveira , i cili gjatë sezonit aktual numëron 24 ndeshje , 5 gola dhe 1 asist  .

Situata e luzitanit nuk është aq motivuese  dhe palët e përfshira janë praktikisht afër shtrëngimit të duarve  për transferimin e tij në ‘’ Olimpico ‘’.

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy