Kounde përsëri në listën e Barcelonës

Kounde përsëri në listën e Barcelonës

Tentativat e Barcelonës për Jules Kounden duket se nuk do të reshtin asnjëherë .

Katalanasit janë të fiksuar me francezin dhe do të futen në valle gjatë merkatos verore , gjatë të cilës priten shumë situata të paparashikuara , ashtu siç ka ndodhur rëndomtë në periudha të tilla.

Sipas ‘ As ‘ , anësori vijon të jetë shumë i preferuar nga Xavi Hernandez i cili po bën gjithçka për të shtuar kualitetin por drejtuesit e Sevillas tanimë ia kanë bërë të qartë pretendentëve të tjerë si Chelsea , Manchester City dhe Manchester United  se duhet të paguajnë klauzolën e prishjes së kontratës prej 90 milionë eurosh dhe kuptohet që ky vendim do të qëndrojë në fuqi deri në largimin e ishi-t të Bordeaux nga ‘’ Sanchez Pizjuan “.

E vetmja rrugëdalje për Barcelonën është përfshirja e ndonjë elementi për të ulur koston e këtij operacioni , por gjithsesi mbetet një formulë e vështirë sepse gjithçka do të varet nga vendimi i drejtuesve të ‘’ Los Rojiblancos ‘’, të cilët po e shqyrtojnë prej kohësh me detaje këtë çështje sepse Jules Kounde është një ndër asetet më të çmuar të spanjollëve dhe qëndrimi i tyre në këtë histori mund të konsiderohet krejtësisht llogjik.

Një arsye më tepër e kuq e bluve për të firmosur me lojtarë cilësorë është se prapavija mbetet problematika kryesore e tyre ndër vite pavarësisht se paraqitjet dinjitoze në të shumtat e rasteve nuk e kanë lënë të  vihet re aq shumë por kryefjala e kësaj historie mbetet zgjidhja njëherë e mirë për ta shëndërruar këtë Barcelonë në një skuadër të kompletuar dhe të denjë për fitimin e titujve në Spanjë dhe jashtë saj .

Me rikthimin e  Xavi Hernandezit, kjo skuadër jo vetëm që ka fituar shumë pikë por po shënon rritje ndeshje pas ndeshje dhe gjatë verës priten të konkretizohen shumë operacione që do ta pozicionojnë ndër favoritet për të fituar çdo kompeticion duke filluar nga sezoni vijues.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy