Brahim Diaz, prioritet për Liverpoolin

Brahim Diaz, prioritet për Liverpoolin

Një ndër objektivat e teknikut Arne Slot për merkaton e verës sigurisht do të jetë përforcimi i ofensivës.

Hollandezi po zhvillon një sezon për tu marrë shembull nën drejtimin e ‘’ Të Kuqve ‘’, të cilët kryesojnë në Champions League dhe në Premier League.

Brahim Diaz është bërë pjesë e planeve të numrit një të stolit, tashmë një prioritet për vijimësinë.

25 vjeçari ka treguar vlerat tek Real Madridi, i cili shquhet si një lojtar tejet kreativ dhe teknik, i sikletshëm për çdo mbrojtje kundërshtare.

Drupal Ad

Megjithatë, rivaliteti i ashpër tek ‘’ Los Merengues ‘’ mund t’ia hapë dyert e ‘’ Santiago Bernabeut ‘’ gjatë kësaj periudhe, për të nisur ndoshta një eksperiencë në ‘’ Anfield Road ‘’, tek një skuadër shumë e suksesshme dhe me traditë.

Sipas ishi-t të Feyenoordit stili i lojës së Brahim Diaz është i duhuri për një skuadër si Liverpooli dhe krerët e presidencës tashmë janë të gatshëm të bëjnë një sforco për ta patur pjesë në të ardhmen e afërt.

Në rastin e një oferte të konsiderueshme, ishi i Milanit mund të bëjë gati valixhet në fundin e sezonit, i cili deri më tani numëron 2 gola dhe 3 asiste në 17 sfidat me ‘’ Los Blancos ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy