Bayern Munchen, ofertë për Arda Guler

Bayern Munchen, ofertë për Arda Guler

Pavarësisht hapësirave tek Real Madridi, së fundmi është përfolur për një largim të Arda Guler në përfundimin e sezonit.

Për turkun ka nisur ofensivën Bayern Muncheni, drejtuesit e të cilit sipas ‘ Defensa Central ‘ janë të gatshëm të investojnë 40 milionë euro.

Megjithatë, reagimi i spanjollëve nuk ka vonuar, të cilët synojnë qëndrimin e ishi-t të Fenerbahche në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ pasi premton shumë për vijimësinë.

Në sezonin aktual mesfushori është aktivizuar në 7 sfida dhe ka kontribuar me 1 gol, të përkthyera këto në 196 minuta lojë.

‘’ Galaktikët ‘’ shquhen për fanatizmin ndaj elementëve cilësorë dhe piëerisht 19 vjeçari vlerësohet shumë nga traineri Carlo Ancelotti.

Jemi drejt fundit të sezonit dhe kjo është eksperienca e parë e Arda Guler me ekipin e parë të ‘’ Los Merengues ‘’, ndër më të suksesshmit në botë dhe për çdo lojtar është një privilegj të jetë pjesë e tij.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy