Arabia Saudite, tenton Zinedine Zidanen

Arabia Saudite, tenton Zinedine Zidanen

  Në kohët e fundit e ardhmja e Roberto Mancinit tek Arabia Saudite është vënë në dyshim dhe ky fakt i ka shtyrë drejtuesit e Federatës për ti kërkuar një zëvëndësues.

Sipas ‘ Il Corriere della Seras ‘, tashmë është bërë publik emri i një kandidati.

Flitet për Zinedine Zidanen, një trainer me shumë eksperiencë, fitues i titujve të rëndësishëm në të kaluarën me Real Madridin por edhe si futbollist me kombëtaren ‘’ Trikolor ‘’.

Rezultatet zhgënjyese në ndeshjet e fundit kundër Japonisë dhe Bahreinit duket se ia kanë vënë pikën aventurës së italianit dhe tanimë po mendohet për trainerë të tjerë si Al Muhammadi apo Herve Renard.

Legjenda 52 vjeçare shkruajti historinë me ‘’ Los Blancos ‘’, i cili ka marrë kohën e mjaftueshme për të reflektuar në lidhje me hapin e rradhës në karrierë.

Sigurisht duke ia ditur vlerat, ofertat asnjëherë nuk i kanë munguar, i cili ka preferuar të jetë i rezervuar referuar vijimësisë.

Momentalisht nuk flitet për një ofertë konkrete, e cila parashikohet se nuk do të vonojë, për një ndër trainerët më cilësorë në kontinentin e vjetër në lidhje me vitet e fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy